Maqedoni
VMRO: Arrtëm nivelin më të ulët të papunësisë; LSDM: Do të ketë ulje reale të papunësisë
11.06.2017 17:33
Anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE–së Hristijan Mickovski vlerëson se është arritur niveli më i ulët i papunësisë dhe se qytetarët nga kjo do të kenë beneficione...

Nga VMRO- DPMNE thonë se viteve të kaluar me punë intensive, duke zbatuar masa aktive për punësim, tatime të ulta, politikë të investimeve të huaja, biznes klimë më të volitshme, dhe plane operative të qeverisë për punësim kanë kontribuar që papunësia të ulet në 22,9 % që është numër rekord në historinë e Maqedonisë.
“Në Maqedoni janë punësuar 734 mijë qytetarë ose 20 mijë më shumë nga periudha e njëjtë në vitin e kaluar. Numri i të papunëve është ulur në 13 mijë. Me masat e VMRO- DPMNE -së praktikisht janë anuluar efektet negative nga periudha më e zezë në pavarësinë e Maqedonisë”, tha Hristijan Mickovski, nga VMRO – DPMNE.
Nga VMRO – DPMNE thonë se nga viti 2006 janë hapur 175 mijë vende pune duke shtuar se qytetarët presin nga Lidhja social demokrate të mos aktrojë si opozitë dhe të mos merret me manipulime të kota.
Ndërkoh ndaj akuzave të VMRO-së reagojnë nga LSDM-ja. Ata thonë se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve. Nga kjo parit thonë se, transparenca dhe përgjegjësia në udhëheqjen e shtetit janë vlerat e reja të qeverisë së tyre.
“Qytetarët do ta dijnë dhe do të shohin çfarë keqpërdorime janë bërë dhe në çfarë janë harxhuar paratë e tyre në 11 vitet e kaluar. Për gjithë keqpërdorimet do të ketë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM-ja gjithashtu theksojnë se ka përfunduar koha e shpërnguljes së të rinjve, largimi i të papunëve nga evidenca dhe numrat me porosi të institucioneve të kontrolluara nga VMRO – DPMNE-ja.
BESIM ABDULLAI
