Miami Heat fluturon për të katërtin sezon radhazi në finalen e madhe të NBA.
Ashtu siç pritej skuadra nga Florida bëri detyrën në takimin 6-të final të Konferencës...
Ashtu siç pritej skuadra nga Florida bëri detyrën në takimin 6-të final të Konferencës së Lindjes pasi mposhti lehtësisht në parketin e saj me rezultatin 117-92, Indiana Pacers duke mbyllur serinë e përballjeve me shifrat 4-2. Në American Airlines Arena, Miami zhvilloi një ndeshje fantastike dhe për këtë një meritë të madhe kishte dyshja Lebron James-Chris Bosh që realizuan në total 50 pikë nga 25 secili.
Sfida e luajtur në Florida nuk pati aspak histori pasi Hitsat e dominuan ndeshjen nga fillimi në fund madje edhe 29 pikët dhe 8 rebounded e Paul George nuk i mjaftuan Indianës për të evituar humbjen. E vetmja gjë e bukur që dhuroi skuadra nga Indianapolis në këtë sfidë ishin minutat e para të takimit kur Pacers udhëhoqën 9-8 pasi më pas Miami dominoi totalisht ndeshjen.
Skuadra nga Florida siguron në këtë mënyrë finalen e madhe për katërtin vit radhazi dhe tashmë Heat-save nuk u mbetet gjë veçse të ndjekin sfidën e 6-të finale të Konferencës së Perëndimit mes Oklahomas dhe San Antonion për të parë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në finalen e madhe të NBA.