Botë

Bllokimi i Katarit, Irani dërgon pesë avionë me ushqime

11.06.2017 18:30

Irani dërgoi pesë aeroplanë me ushqime në Katar, shtetin arab që po vuan nga mungesat për shkak të një bllokade rajonale...

Një numër vendesh, përfshirë rivalen e Iranit, Arabinë Saudite, kanë ndërprerë lidhjet me Katarin javën e kaluar, duke e akuzuar për financim të terrorizmit.
 
Doha i ka hedhur poshtë këto akuza. Kufiri tokësor me Arabinë Saudite, përmes të cilit Katari furnizohet me 40% të ushqimeve, është mbyllur po ashtu.
 
“Deri më tash, pesë aeroplanë me artikuj ushqimorë janë dërguar në Katar”,- tha për agjencinë “France-Presse”, Shahrokh Noushabadi, zëdhënës i kompanisë “Iran Air”.
 
Nuk është e qartë nëse ushqimi është shpërndarje e ndihmës ose transaksion tregtar. Noushabadi tha se dërgesat do të vazhdojnë “për aq kohë sa ka kërkesa”.