Botë
Kosovë, liderët apeluan për zgjedhje të qeta
11.06.2017 18:03
Procesi zgjedhor ka filluar në tërë territorin e Kosovës, pasi të gjitha qendrat e votimit janë hapur...

Problemet kanë qenë të vogla dhe nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Siguria është garantuar nga Policia e Kosovës dhe zgjedhjet po i ndjekin rreth 30 mijë vëzhgues vendas e të huaj.
Rreth 1 milion e 800 mijë votues do të kenë mundësi të zgjedhin 120 deputetë, nga mbi 900 kandidatë. Votjnë edhe serbët nën akuzat për shantazh nga lista që mbështetet nga Beogradi dhe partitë e tjera që janë kundër.Të drejtën për të votuar e shfrytëzuan edhe kreu shtetëror dhe liderët e partive politike në Kosovë. Me ç’rast ata theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij procesi zgjedhor, duke e cilësuar si fitore të demokracisë.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve, nuk do të vonohen, meqë është vetëm një fletëvotim dhe se numërimi do të jetë më i shpejtë.
