Maqedoni

Ministri Saliji pret ambasadoren e OSBE-së Suomalainen

12.06.2017 12:12

Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliji, realizoi takimin e parë zyrtar me ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen...

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, ministri Saliji dhe ambasadorja Suomalainen në takim kanë diskutuar fillimisht për situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoni, gjithashtu edhe për Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për Shpifjet dhe Ofendimet.

Pjesë e bisedës ishin edhe ligjet të cilat janë si rezultat i raportit të Pribesë, reformave urgjente prioritare dhe Komisionit të Venedikut. Ministri Saliji falënderoi ambasadoren Soumalainen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e të gjitha problemeve në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë.