Botë
Zgjedhjet në Kosovë, koalicioni Haradinaj fituse, VV e dyta
12.06.2017 12:08
Ecim me lajmet e tjera nga rajoni. ne Kosove dje u mbajten zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku sipas rezultateve preliminare...

Ecim me lajmet e tjera nga rajoni. ne Kosove dje u mbajten zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku sipas rezultateve preliminare, Koalicioni parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, po kryeson zgjedhjet, me 34.66% të elektoratit.
Kurse koalicioni PAN ndiqet nga Lëvizja Vetvetndosje. Kjo forcë politike ka arritur të grumbullojë 26.75% të votave, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014. Ndërkohë, një rezultat zhgënjyes ka arritur koalicioni mes LDK-së, AKR-së dhe i disa partive të tjera. Ky grupim parazgjedhor ka mundur të bëjë për vete 25.81% të votuesve. Rezultatet kanë krijuar pikëpyetje të mëdha mbi ardhmërinë politike të Kosovës, pasi asnjë forcë nuk ka arritur të fitojë mbi gjysmën e votave.
Tashmë mbetet të shihet nëse palët do të mund të arrijnë marrëveshje pas zgjedhore. Ky skenar mbetet disi i komplikuar në një kohë kur skena politike kosovare ka qënë mjaft e trazuar. Duke parë shifrat paraprake, ekspontentë nga PDK, AAK dhe NISMA kanë ftuar Lëvizjen Vetvendosje për një koalicion qeverisës. Nga ana tjetër, thuajse i pamundur duket një koalicion mes PAN dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sa i përket votimit në tërësi, KQZ bëri të ditur se pjesmarrja e qytetarëve ka qenë në masën 41.45%, shifër kjo edhe më e ulët në krahasim me zgjedhjet paraardhëse.
