Maqedoni
Greqia nis presionin: RM të pranojë kompromisin për çështjen e emrit
12.06.2017 12:58
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka bërë thirrje qeverisë së re të Maqedonisë që të pranojë kompromisin për emrin në funksion të integrimit në BE dhe NATO...

Kotizas tha se “tani që gjërat u stabilizuan, ata do të kërkojnë sërish anëtarësimin në NATO dhe BE në emër të stabilizimit të mëtejshëm. Asnjë gjë kundër deri këtu. Por, së pari ata duhet të zbatojnë detyrimet e tyre, që do të thotë të ndalin irredentizmin e tyre dhe të bëjnë kompromis mbi emrin”.
Kësaj deklarate të ministrit të Jashtëm grek i është kundërpërgjigjur partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE, sipas të cilës Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në NATO në vitin 2008 dhe se kjo konfirmohet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të vitit 2011 që gjeti Greqinë fajtore për Marrëveshjen e Përkohshme.
Në deklaratë kujtohet sërish moskushtëzimi i anëtarësimit me identitetin, ndërkohë që kryeministri aktual, Zaev, ka deklaruar se ai është i gatshëm të pranojë edhe lëshime për hyrjen në Aleancë.
