Futboll
Milan, gati largimi i Robinho, Emanuelson dhe Essien
31.05.2014 19:42
Tek Milani kanë filluar skarcimet. Skuadra e madhe italiane, ka hapur derën e lamtumirës për 3 futbollistë...
Tek Milani kanë filluar skarcimet. Skuadra e madhe italiane, ka hapur derën e lamtumirës për 3 futbollistë të kësaj skuadre të cilët shihen si të panevojshëm nga trajneri i ri Pipo Inzagi.
Priten të largohen 3 emra nga të cilët u prit shumë edicionin që kaloi por ata nuk shfaqën cilësitë e tyre më të mira dhe sidomos braziliani Robinho i cili humbi dhe Botëronrin me Kombëtaren braziliane. Ndërsa dy tjerët janë Emmanuelson dhe Essien.
Edhe këta dy futbollistë kanë luajtur shumë pak dhe nuk kanë mundur të tregojnë aftësitë e duhura për të bindur drejtuesit e Milanit. Trajneri i ri, Pipo Inzagi ka nisur të mendojë që tani për ndërtimin e ekipit dhe këta 3 futbollistë duken gjithnjë e më larg kuqezinjve.