Maqedoni
ShBA: Nuk mund të konfirmojmë vrasjen e al-Bagdadit
12.06.2017 13:24
Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar..

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar njoftimet se është vrarë nga një goditje ajrore udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.
Ekspertë të pavarur kanë vënë në pikëpyetje njoftimet që janë përhapur me shpejtësi lidhur me vrasjen e al-Bagdadit, sipas të cilave vrasja u njoftua të shtunën në televizionin shtetëror sirian.
Lajmi më pas u përgënjeshtrua nga BBC dhe Agjencia SANA. Një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes tha për “Zërin e Amerikës” se kishte hulumtuar mbi këtë çështje, por nuk kishte informacion për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar vrasjen e al-Bagdadit.
