Kulturë

“Ne harabelët”, nesër në Qendrën Teatrore për Fëmijë, në Çarshinë e Vjetër

12.06.2017 13:50

Nesër në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Çarshinë e Vjetër në Shkup, në orën 13:30, do të jepet shfaqja “Ne – Harabelat”...

Shfaqen e realizon shoqëria teatrore ‘Bashkë, mundemi më mirë’ e përbërë nga 23 nxënës dhe nxënëse nga shkollat fillore ‘Kliment Ohridski’ nga Prilepi, ‘Liria’ nga Zhitosha dhe ‘Dobre Jovanoski’ nga Prilepi.
 
Shfaqja është në  pesë gjuhë, pasi fëmijët vijnë nga katër komunitete etnike: maqedonas, shqiptarë, romë dhe boshnjakë.