Maqedoni
Përmirësimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara
12.06.2017 14:15
“Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara”, është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër...

“Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara”, është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim, në Maqedoni.
Qëllimi i punëtorisë, është këmbimi i përvojave dhe praktikave të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe konfirmimi i mundësive të reja dhe serviseve që do t’ju ndihmonin personave me aftësi të kufizuara, të jetojnë jetë më të pavarur dhe më cilësore në bashkësi, në pajtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Në punëtori është paralajmëruar fjalimi i koordinueses së përhershme të KB-së dhe të UNDP-së, Luiza Vinton dhe i zëvendës-udhëheqësit të misionit në Ambasadën e Zvicrës, Stefan Tomagian.
Paraprakisht në Ohër do të mbahet edhe një takim mes ministrit të ri të Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu dhe zonjës Vinton.
