Botë

Rusi, arrestohet kryeopozitari Navalny

12.06.2017 14:39

Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny, është arrestuar përpara shtëpisë së tij, pak përpara nisjes së protestës së paautorizuar kundër korrupsionit, në qendër të Moskës...

Navalny e kishte marrë lejen e protestës në një tjetër zonë të kryeqytetit, por u detyrua t’i orientonte njerëzit drejt qendrës, duke i akuzuar autoritetet se po poshtërojnë protestuesit. Demonstrata e fundit e organizuar prej tij në muajin mars,  përfundoi me qindra të arrestuar. Disa arrestime ka pasur ndërkohë edhe në lindje të vendit.

Të paktën 10 persona u prangosën në një miting në Vladivostok. Protesta e opozitës përkon me festimet për shpalljen e Pavarësisë së Rusisë. Navalny ka shpallur tashmë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, por pjesëmarrja e tij pritet të dështojë për shkak të një dënimi të hershëm.