Për 5 vjet falsifikoi dokumente, Prokuroria kërkon paraburgim për shkupjanin
Prokuroria Themelore Publike - Shkup kërkon nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin...

Prokuroria Themelore Publike - Shkup kërkon nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin, që në 5 vitet e fundit ka përpunuar dokumente të falsifikuara, duke i shitur më pas nga 1 mijë deri në 5 mijë denarë.
Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve sipas neni 378 dhe përpunim dhe furnizim të armëve dhe mjeteve dedikuar për kryerjen e veprës penale nga neni 395 i Kodi Penal.
“I dyshuari, i kishte siguruar pajisjet adekuate për falsifikimin e dokumenteve, duke e ditur paraprakisht se kryente vepër penale me paramendim dhe ka kryer më shumë veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër – falsifikim të dokumenteve”,- thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
I dyshuari, nga viti 2012 deri në vitin 2017 ka përpunuar dokumente fallco, si: letërnjoftime, leje të qarkullimit, dëftesa për përfundimin e shkollës së mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shitblerje të automjeteve motorike, dokumentacion mjekësor dhe të ngjashme, të cilat u janë shitur për shfrytëzim shtetasve të huaj dhe nga vendi, për përdorim në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj”,- thonë nga Prokuroria.
