Botë

Paris, shpërthim në një restorant, 12 të lënduar

12.06.2017 15:53

12 persona, përfshirë 6 efektivë policie, kanë mbetur të lënduar, pasi një koktej molotovi shpërtheu në një restorant në perëndim të Aubervilliers në Paris...

Të paktën tre persona mësohet se kanë marrë plagë të rënda si pasojë e flakëve. Efektivët e policisë morën plagë të lehta, teksa kishin mbërritur në vendngjarje. Dyshimet e para janë se shpërthimi është i lidhur me një grabitje që kishte shkuar keq. 
 
Franca është aktualisht në gjendje emergjence, pas disa sulmeve terroriste nga militantët e ISIS-it dhe Al – Kaedas. Sipas mediave ndërkombëtare, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.