Futboll

Tronditet Portugalia, Ronaldo rrezikon pjesmarrjen në Botëror

31.05.2014 19:44

Një lajm “bombë” vjen nga mediat spanjole. “Ylli” portugez Kristiano Ronaldo...

Një lajm “bombë” vjen nga mediat spanjole. “Ylli” portugez Kristiano Ronaldo rrezikon pjesmarrjen në Botërorin e Brazilit me Kombëtaren e Portugalisë. Pas dyshimeve për pjesëmarrjen e Radamel Falcaos, është Cristiano Ronaldo që mund të shtohet në listën e mungesave.
 
Fituesi i “Topit të Artë 2013″ dhe një nga sulmuesit më të mirë të planetit, vazhdon të ketë probleme fizike dhe këtë e konfirmon trajneri i kombëtares së Portugalisë, Paulo Bento.
 
Në konferencë për shtyp, tekniku shprehet se nuk ka ende asnjë afat për rikthimin e sulmuesit në stërvitje sepse parësor është kurimi i plotë i tij dhe më pas mund të flitet për rikthimin në stërvitje.
 
Portugalia ka punësuar fizioterapistin e Real Madrid, Javier Santamaría pasi problemi në gju po e bezdis prej shumë kohësh luzitanin, i cili u detyrua të mos luante as në çerekfinalen e dytë kundër Borussia Dortmund dhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.
 
Megjithat Paulo Bento duket se do të presë deri në datën 15 qershor për të vendosur nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen debutuese të një dite më pas kundër Gjermanisë apo jo.