Maqedoni
Debresh, përurohet xhamia e re, kontribut i banorëve
12.06.2017 18:21
Me organizimin e një ceremonie solemne, në fshatin Debresh u inaugurua objekti i Xhamisë së re “Rabia”, e ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatit...

Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu, nënvizoi para të pranishmëve se po përurohet njëra nga xhamitë më të bukura me të gjitha kushtet e nevojshme për adhurim dhe mësim.
Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi, vlerësoi se kjo xhami ka domethënie të madhe qysh nga dita e vënies së gurthemelit e deri në hapjen solemne.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta. Në këtë solemnitet u bë edhe dorëzimi i aktvendimit për legalizim të xhamisë nga komuna e Gostivarit, ndërsa Këshilli iniciativ shtroi iftar për të gjithë të ftuarit.
LULZIM HAZIRI
