Futboll
Xherdan Shaqiri drejt Liverpool, trajneri Rodgers e do në ekip
31.05.2014 19:45
Sipas mediave angleze mesfushori kosovar i Bayernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri...

Sipas mediave angleze mesfushori kosovar i Bayernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri ka shumë gjasa që në sezonin e ardhshëm të kalojë në Premier League ku mund të veshë fanellën e Liverpoolit.
Shaqiri nuk është i kënaqur me situatën e tij në klubin bavarez dhe një fakt të tillë e deklaroi edhe pak ditë më parë, duke kritikuar Pep Guardiolën se ky i fundit nuk i jep shansin e duhur për të treguar vlerat e tij.
“Nuk më pëlqen kjo situatë, unë dua të luaj dhe nëse vazhdohet kështu do të largohem. Sigurisht që Anglia më pëlqen. Nëse ndryshoj skuadër, atëherë do të jetë jashtë, nuk besoj se do të jetë nga Bundesliga. Por, duhet të jetë një klub që lufton për titull”. -pati deklaruar para disa ditësh Shaqiri.
Këto deklarata kanë shtyrë drejtuesit e Liverpoolit që t’i afrohen atij më shumë duke e kërkuar për sezonin e ri, raportojnë mediat britanike.
Shaqiri pëlqehet mjaft shumë nga trajneri i ‘The Reds’, Brendan Rodgers.
