Maqedoni

Një pjesë e Kisella Vodës nesër pa ujë

12.06.2017 19:33

Një pjesë e shfrytëzuesve nga zona e lartë e lagjes Kisella Vodë nesër nga ora 9 do të mbeten pa ujë të pijshëm, ndërsa me tension të ulët do të jetë tërë lagjja...

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me ujë është një defekt në rrugën "Hristo Tatarçev" pn, tek qarkorja e re në lagjen Kisella Vodë.
 
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP "Ujësjellës dhe kanalizim" Shkup nuk përfundojnë me punë./Mia