Maqedoni

Bruksel, Zaevi takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

13.06.2017 12:21

Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme...

Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa pastaj në periudhë prej dy viteve zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që t'i zgjidh dallimet për emrin me Greqinë. Ky është mesazhi që kryeministri, Zoran Zaev, ia përcolli në selinë e NATO-s sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
 
I pyetur nëse do të kërkojë ftesë për anëtarësim në NATO nën akronimin "IRJM" ose me emër të ri si "Maqedonia e Epërme", Zaevi shfaqi shpresë se vendi do të mund të marrë ftesë me referencë të përkohshme.
 
"Në çdo rast do të përpiqemi ta lëvizim Maqedoninë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO dhe për këtë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë, nga pushteti dhe opozita për zgjidhjen e këtij problemi. Ka alternativa. Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BE-së",- porositi Zaevi.
 
Në këtë pikëpamje, Stoltenberg porositi se NATO mbetet në kërkesën "zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për emrin, me ftesë për anëtarësim". Ai sqaroi se zgjidhja e përbashkët e pranueshme për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e thënë në mënyrë eksplicite si zgjidhje, por se "është me rëndësi të jetë e pranueshme nga dy palët dhe nëse pranohet, si nga Greqia ashtu edhe IRJM, atëherë mund të fillojmë të lëvizim”.
 
Ndërsa në raport me spekulimet për implikim të Rusisë në situatën e brendshme politike të Maqedonisë, ai theksoi se "çdo ndikim i jashtëm në proceset vendore është i papranueshëm" dhe tha se "përgjigje më të mirë dhe mënyrë për përforcim të rezistencës ndaj ndikimit të jashtëm është që të ndërtohen institucione të fuqishme demokratike, modernizim i Qeverisë dhe implementim i reformave".