Maqedoni

Përfaqësimi i femrave në politikë, kërkohet më shumë përfaqësim në ekzekutiv

13.06.2017 12:37

BDI dhe LR-PDSh kanë propozuar dy femra për postin e zëvendësministrave....

Por, në debatin e hapur të femrave të organizuar dje në Tetovë, u kërkua përfaqësim më i madh i tyre në ekzekutiv. Kjo iniciativë ishte kundërpërgjigje e indinjatës që në formimin e qeverisë së re femrat shqiptare nuk ishin pjesë përfaqësuese.
 
Kryetarja e Forumit të gruas, Xhane Kreshova, deklaroi se është i rëndësishëm përfaqësimi i femrës në politikë, por jo vetëm, sepse ekziston kapaciteti i nevojshëm njëlloj edhe si tek gjinia tjetër. Derisa profesoresha universitare, Gjyla Çeliku, u shpreh se ky debat ishte i arsyeshëm dhe i pritshëm, dhe se duhet dhënë kontribut që femrat të inkurajohen, të ngrenë zërin për gjërat që duan dhe pozitat që meritojnë.