Maqedoni
KPP sot diskuton për shkarkimin e Zvërlevskit
13.06.2017 12:57
Këshilli i Prokurorëve Publikë do të diskutojë sot për propozimin qeveritar për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski...

Kryeministri, Zoran Zaev, e ka kërkuar dy herë dorëheqjen e Zvërlevskit, duke theksuar se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma, por Zvërlevski deri tani nuk është dorëhequr.
Madje, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, e vlerëson lartë figurën e kryeprokurorit Zvërlevski dhe u shpreh i kënaqur me punën e tij. “Mendimi i Këshillit për shkarkimin e Zvërlevskit nuk është detyrues, pasi për shkarkimin e tij vendos Kuvendi, ndërsa kryeprokurori ka të drejtë të shkojë të japë mendimin e tij”.
