Botë

Gjermani, të shtëna në një stacion në Mynih, tre të lënduar

13.06.2017 13:10

Të shtëna armësh zjarri janë verifikuar mëngjesin e sotëm në një stacion hekurudhor në Mynih të Gjermanisë, ku si pasojë një agjente policie dhe dy civilë kanë mbetur të plagosur...

Lidhur me ngjarjen një person është ndaluar nga policia, e cila po zhvillon një operacion të gjerë. Sipas gazetave gjermane “Bild” dhe “Focus”, autori është përpjekur t’i marrë pistoletën agjentes përpara se të qëllonte, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Policia lokale ka njoftuar se autori, i cili ka mbetur i plagosur, është arrestuar dhe ka shtuar se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ngjarja ka ndodhur në stacionin “Unterfoehring”. Pasagjerët janë evakuuar dhe zona përreth është izoluar nga forcat e policisë.