Maqedoni

Anëtarësimi në BE dhe NATO, VMRO-DPMNE: Jo marrëveshje në dëm të popullit

13.06.2017 13:30

VMRO-DPMNE ka porositur kryeministrin Zaev të mos bëjë marrëveshje në dëm të popullit maqedonas...

VMRO-DPMNE ka porositur kryeministrin Zaev të mos bëjë marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
 
“Qytetarët presin që mos të preket çështja e identitetit”,- thuhet në kumtesën e VMRO-së.
 
Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaevit në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për shkak të krizës politike në të cilën LSDM-ja e ka zhytur vendin”,- thuhet në kumtesë.
 
Sipas VMRO–së, “qëllimi i udhëtimeve nuk duhet të jetë vetëm rishikim i mundësive për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, por rezultatet konkrete”.