Maqedoni

LSDM: Të përkushtuar në perspektivën euroatlantike

13.06.2017 13:31

Nuk ka munguar reagimi i LSDM-së, e cila ka theksuar se angazhohet për hapjen e perspektivës euroatlantike dhe standard më të lartë jetësor...

“LSDM fton VMRO-DPMNE-në të inkorporohet në procesin e reformave. VMRO kishte plot 11 vite të punojë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, por ata vendosën t’i varfërojnë qytetarët”,- thekson LSDM.  

“Nëse me të vërtetë mendonte për qytetarët, VMRO do të punonte në integrimin e plotë të Maqedonisë në BE dhe NATO. Nëpërmjet hapjes së dialogut konstruktiv me opozitën dhe shoqërinë civile, qeveria e udhëhequr nga LSDM do të punojë me përkushtim në perspektivën euroatlantike”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.