Maqedoni

Kujdes prej nesër, rikthehen shirat me bubullima

13.06.2017 13:57

Edhe pse u duk se moti më në fund po përmirësohet, sinoptikanët sërish paralajmërojnë për kujdes...

Prej nesër pasdite rikthehen shirat me intensitet të ndryshueshëm dhe të përcjell me bubullima.

“Intensiteti më i madh i reshjeve pritet gjatë orëve të mbrëmjes, e sidomos natën, veçanërisht në perëndim të vendit. Bubullima të përkohshme do të ketë edhe gjatë natës, si dhe të enjten paradite, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohet. Valë më e theksuar e reshjeve pritet edhe të shtunën pasdite. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e forcuar veriore dhe do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës”, lajmërojnë sinoptikanët.