Maqedoni

Shuhet “Dnevnik” - gazeta e parë private, nesër boton numrin e fundit

13.06.2017 14:30

Prej nesër nuk botohet më gazeta e parë private në Maqedoninë e pavarur “Dnevnik”...

Aleksandar Dinev, pronar i kompanisë së re “Media Print”, e cila e boton gazetën e përditshme “Dnevnik”, ka tubuar të punësuarit dhe u ka thënë se gazeta, e cila botohet nga viti 1996, do të botojë numrin e fundit që pritet të jetë në duart e lexuesve nesër. Të punësuarit prej nesër janë në pushim të detyruar 20 ditor, përderisa të rregullohen formalitetet e fundit. 
 
“Dnevnik” është gazeta e parë private në Maqedoni. Përveç saj, nuk do të funksionojnë më as ueb-portalet “Vest”, “Utrinski vesnik” dhe “Telegrafi”.