Maqedoni
Vdekja e 15 vjeçares nga Gostivari, Ministria e Shëndetësisë ngre komision për zbardhjen e rastit
13.06.2017 14:47
Ministria e Shëndetësisë po ndërrmer të gjitha masat ligjore, të cilat janë në kompetencë të saj, për të gjetur shkakun e vdekjes së 15-vjeçares nga Gostivari...

Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, menjëherë është formuar komisioni për mbikëqyrje profesioniste, në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me përfaqësuesit nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe mjekë nga specialitete përkatëse.
Komisioni nga aspekti profesional e analizon trajtimin e përgjithshëm të pacientes, duke filluar nga pranimi në Spitalin e përgjithshëm Gostivar dhe transporti me automjet të ndihmës së parë mjekësore, që të konfirmohet nëse në tërësi është vepruar në pajtim me mjekësinë të bazuar në dëshmi gjatë trajtimit të pacientes.
Pas mbikëqyrjes së kryer profesionale, raporti nga Komisioni do të dorëzohet tek institucionet kompetente.
