Maqedoni

Të enjten dezinsektim në Likovë, bletarët të mbrojnë bletët

13.06.2017 15:06

Qendra për shëndet publik në Kumanovë informon se më 15 qershor, ditën e enjte...

Qendra për shëndet publik në Kumanovë informon se më 15 qershor, ditën e enjte, në orët e vona të mbrëmjes, ekipe nga kjo qendër do të kryejnë dezinsektim tokësor në mbarë territorin e komunës së Likovës.
 
Nga kjo qendër apelohet deri tek bletarët e rajonit të Likovës të ndërmarrin masa adekuate mbrojtëse për grupet e bletëve.
 
Dezinsektimi ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve ngjitëse-vektor që përcillen nga mushkonjat. Dezinsektimi mund të anulohet në rast të kushteve të papërshtatshme të motit. Kjo fazë e parë e dezinsektimit javën e ardhshme do të vazhdojë në komunën Nagoriçan i vjetër.