Sportet e Tjera

Përkujtohet kolosi i sportit shqiptar, i ndjeri Mentas Allajbegu.

31.05.2014 19:53

Kësisoi, sot në ambientet e Shkollës së mesme “ZLM” në Shkup...

Kësisoi, sot në ambientet e Shkollës së mesme “ZLM” në Shkup, në organizim të Klubit të mundjes”Liria” është mbajtur turneu I parë memorial në mundje të lirë ku morrën pjesë mbi 114 mundës të rinjë nga të gjitha trojet shqiptare.
Niveli I mundjes së demonstruar ishte I kënaqshëm me ç’rast të pranishmit patën rast të përcjellin një sërë takimesh interesante nga mundësit e rinjë të cilët llogariten ardhmëria e këtij sporti bujar.
 
Ky manifestim I cili I dedikohet “babait’ të sportit shqiptar- Mentas Allajbegut tash e tutje do të gëzon primatin e një turneu tradicional që do të mbahet për çdo vit nën patronazhin e skuadrës, ku profesori I ndjerë ariti të lanson kampion Olimpik, kampion botërorë, mesdhetarë e shumë e shumë suksese të tjera.
 
Turneun të hapë I pari nderin e kishte kryetari I komunës së Çairit, Izet Mexhiti I cili pos tjerash tha se ky sport meriton rrespekt dhe kujdes shumë më të madh nga të gjithë ne.
 
"Më vjen mirë që sot në këtë turnir I cili do të merr përmasa tradicionale dhe do të mban emrin e profesorit të nderuar Mentas Allajbegu, që e organizon K.M.”Liria”, uroj të jetë I suksesshëm ashtu sic ka filluar Klubi I mundjes “Liria” me një fjalë ti arrin sukseset e dikurshme të cilat I arrin mundësit e këtij klubi. Shfrytëzoj rastin për të uruar këtë klub, Betim Vrenezin dhe udhheqësin e saj më të ngusht për suksesin e aritur në Kampionatin shtetërorë" tha kryetari I komunës Çair, Izet Mexhiti.
 
Fjalën e rastit e morrën edhe rektori I Universitetit shtetërorë të Tetovës z. Vullnet Ahmeti dhe Presidenti I klubit të mundjes “Liria” Betim Vrenezi.
                                  
"Në emër të USHT-s dhe emrin tim personal organizatorit dhe të gjithë mundësve ui dëshiroj suksese dhe ju priftë e mbara në garat e mëtejme" deklaroi z.Vullnet Ahmeti.
 
"Fillimisht ju falenderoj të gjithëve që pranuat ftesën dhe na nderuat ne, por mbi gjith me pjesmarrjen tuaj nderuat pofesorin Mentaz Allajbegu për hir të të cilit organizohet ky turnir memorial.  Shpresoj që ky turnir tash e tutje të jet tradicional", tha kryetari I KM Liria, Betim Vrenezi.
 
Të pranishëm ishin edhe shum mysafirë nga republika e Shqipërisë dhe Kosovës si, Martin Bibaj, president I Federatës së mundjes së Shqipërisë, homologu I tij nga Kosova, Naim Muja dhe shumë të tjerë të cilët me fjalim rasti përshëndetën këtë iniciative të shkëqyeshme të KM Liria.
 
Në fund organizatori ndau mirnjohje për më të mirët. Ekip më I suksesshëm u shpall organizatori I këtij manifestimi KM Liria të cilët fituan 53 pikë para Ballkanecit dhe Tefejuzit që tubuan nga 23 gjegjësisht 17 pikë. 
 
Epitetin mundës më të mirë e morri Minir Rexhepi nga Liria, mundës më I mirë nga vendi u shpall Besir Halili po nga Liria ndërkaq mundës më I mirë nga jasht u shpall Samir Neziri I Kosovës.
 
Ky turnir memorial mëton që në të ardhmen të jetë tradicional.
 
SAMI ADEMI