Maqedoni
Privatësia e qytetarëve, ekspertët: Shkelet për shkak të sensacionit
13.06.2017 15:42
Me zvogëlimin e të dhënave personale gjatë raportimit dhe me vizion të qartë se cilat të dhëna duhen ose jo të publikohen...

Me zvogëlimin e të dhënave personale gjatë raportimit dhe me vizion të qartë se cilat të dhëna duhen ose jo të publikohen, do të ulen rastet e keqpërdorimeve të shumta që u bëhen qytetarëve në media. Ky është konstatimi i autoriteteve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilët thonë se në kërkim të lajmit më sensacion shpeshherë po shkelen të drejtat e privatësisë së qytetarëve.
“Ankesat më të shpeshta që kanë arritur deri tek ne janë në lidhje me publikimin e numrit amë të qytetarëve. Prej fillimit të këtij viti kanë arritur disa ankesa të qytetarëve, që është publikuar numri i tyre i amzës në ueb-portale, gjithashtu ka shumë ankesa edhe me publikimin e gjerë të të dhënave personale të qytetarëve në artikujt mediatik, gjë që duhet ndërpritet njëherë e përgjithmonë”,- deklaroi Borinka Borisova - Gospodinova nga DMDhP.
Sipas ekspertëve, gazetar i mirë është ai i cili lëviz gjatë vijës së hollë të profesionalizmit.
“Unë si eksperte e kësaj lëmie do të isha e kënaqur nëse gazetarët e Maqedonisë e respektonin të drejtën e privatësisë të të gjithë qytetarëve. Asnjëherë mos u bëni të tjerëve atë që nuk do të kishit dashur vetë tua bëjnë, nëse këtë e pranoni si një rregull ose parim, atëherë keni kontribuuar në ngritjen e profesioanalizmit tuaj”,- u shpreh menaxherja e projektit, njëherit eksperte nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar.
Projekti në fjalë financohet nga IPA TAIB 2012, program ky i Bashkimit Europian, me mbështetje të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
REXHEP QAMILI
