Maqedoni
Meta kërcënon: Nëse cenohet vota, nuk e dekretoj Qeverinë
13.06.2017 17:00
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, i tha kryeministrit, Edi Rama, dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha...

Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, i tha kryeministrit, Edi Rama, dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, se nuk do ta dekretojë qeverinë që do të lindë nga zgjedhjet e 25 qershorit, nëse do të cenohet vota. Ai akuzoi Ramën se bashkëpunon me kriminelë, ndërsa është i bindur se PD është forcë e tretë ose e katërt në Shqipëri.
“Unë po paralajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë, se nuk do të ketë dekret as për ministër as për kryeministër. Dekretet do të vijnë nga një proces i rregullt zgjedhor. Kush nuk e kupton këtë do ta kuptojë së shpejti”,- deklaroi presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta.
Rama e Basha janë kujdesur të mos kenë reagim të drejtpërdrejtë, por sipas burimeve, Rama i ka porositur kandidatët dhe eksponentët e PS-së që gjatë fushatës të mos e përmendin LSI-në, por të përqendrohen në mënyrën se si do ta ndryshojnë vendin. Koalicioni Rama-Meta është ende në fuqi, por marrëdhënia e tyre u ça pas marrëveshjes Rama-Basha për qeveri teknike.
LULJETA NDOKA
