MAQEDONI
Asfaltohet rruga në fshatin Leshkë
31.05.2014 20:25
Në fshatin Leshkë të Komunës së Tearcës ka filluar asfalltimi i rrugës me gjatësi dy kilometra dhe gjerësi katër...

“Në fshatin Leshkë të Komunës së Tearcës ka filluar asfalltimi i rrugës me gjatësi dy kilometra dhe gjerësi katër metra që e lidh këtë rrugë nga spitali I leshkës deri tek rrruga regjionale Tetovë Jazhincë”.
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani theksoi se kjo rrugë tani më ndodhet në fazën përfundimtare dhe është në interes të gjithë qytetarëve pasi që në këtë vendbanim ndodhet spitali i Pneumologjisë.
“Në bazë të plan programës lidhur me planin aksional të vitit 2014 kemi fillu me fazën përfundimtare dhe finale të asfaltimit të rrugës kryesore të këtij vendbanimi, është rrugë me interes për të gjithë qytetarët e Komunës së Tearcës për arsye se në këtë vendbanim ndodhet edhe spitali i pneumologjisë pra spitali i mushkërrive , rrugën me gjatësi mbi 2km dhe gjerësi katër metra punët me asfaltimin e kësaj rruge i realizon kompania kontraktuese ‘Shpëtimi Komerc”, shprehet Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani.
Sipas kryetarit Asani Komuna e Tearcës gjatë këtij viti ka paraprë që të asfaltohen edhe disa rrugë në vendbanime të ndryshme të kësaj Komune dhe do të rregullohet edhe trotuari i rrugës regjionale Tetovë Jazhincë
“Neve si komunë do të vazhdojmë edhe me vendbanimet tjera duke filluar nga fshati Neproshten brenda një muaji atje do të asfalktohen dy hyrjet kryesore të atij vendbanimi pastaj në fshatin Sllatinë rrugë kryesore njëkohësisht dhe investim me prioritet për infrastrukturën e këtyre vendbanimemeve për këtë vit do të vazhdojmë në rrugën regjionale Tetovë - Jazhincë me vazhdimin e punëve lidhur me trotuarin që do të vazhdoj për këtë vit nga fshati Përshefc deri në fshatin Tearcë pasi me vendim të këshillit janë caktuar prioritetet dhe ne në këtë ndërtim do të vazhdojmë”, shprehet Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani.
Njëherit vlen të theksohet se për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Leshkë janë investuar 9 milion denarë.
MIFTAR EMINI
