Maqedoni

QMBI takim me kryeparlamentarin Xhaferi, gatishmëri për bashkëpunim

13.06.2017 19:28

Një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), i udhëhequr nga kryetari Muhamed Murtezi...

Një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), i udhëhequr nga kryetari Muhamed Murtezi, në hapësirat e Kuvendit të RM-së realizoi një takim me kryetarin e parë shqiptarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
 
Delegacioni i QMBI-së njoftoi z.Xhaferi me funksionimin dhe aktivitetet e  Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional. Me këtë rast, kryetarit të Kuvendit iu dhuruan disa botime të QMBI-së, përfshirë këtu edhe revistën shkencore ndërkombëtare CENTRUM.
 
Kryeparlamentari Xhaferi prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga Kuvendi me përbërjen e re, si dhe angazhimet që e presin në të ardhmen, me theks të veçantë nevojën e miratimit të projektligjeve të reja, me qëllim të përafrimit të vendit drejt strukturave euroatlantike. Po ashtu, ai shfaqi nevojën e kyçjes së shoqërisë civile dhe ekspertëve të ndryshëm në këtë drejtim.
 
Gjatë takimit, nga të dyja palët u tregua gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen, në drejtim të realizimit të ideve dhe projekteve me interes të përgjithshëm.