Botë
Jemen, epidemia e kolerës po del nga kontrolli
14.06.2017 12:15
Epidemia e kolerës, e cila e përfshiu Jemenin, po del nga kontrolli, në çdo një minut po sëmuret nga një fëmijë, paralajmëroi sot Organizata Humanitare Ndërkombëtare “Shpëtoni fëmijët”...

Mijëra fëmijë mund të vdesin nga sëmundja muajve të ardhshëm, paralajmërojnë ekspertët dhe shtojnë se ekziston mundësi që të infektohen deri në 300 mijë persona.
Organizata Humanitare Ndërkombëtare “Shpëtoni fëmijët” njoftoi se numri i fëmijëve të sëmurë trefish është rritur javëve të kaluara. Lufta civile, e cila po bëhet në këtë vend arab, shkaktoi uri dhe mungesë të ujit të pastër, me çka intensifikohet edhe përhapja e kolerës, sëmundjeve në zorrë, e cila mund të vrasë njeri për disa orë. Sistemi i shëndetësisë në vend nuk është në mundësi që të ballafaqohet me situatën. Spitalet janë të mbushura, ndërsa mungojnë ilaçe dhe infuzione.
