Maqedoni

Kuvendi zgjedh sot zëvendësministrat

14.06.2017 12:27

Mbrëmë, me propozim të kryeministrit, Zoran Zaev, propozimi për emërimin e zv/ministrave hyri në procedurë parlamentare...

Gjatë seancës së sotme pritet që ata të marrin dritë jeshile nga deputetët. Nga radhët e BDI-së, zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme do të jetë Agim Nuhiu, në Mbrojtje Bekim Maksuti, në Financa - Shirete Elezi, në Arsim - Visar Ganiu, ndërsa nga Aleanca për shqiptarët, Arta Toçi në Ministrinë e Jashtme, në Transport dhe Lidhje - Remzi Memedi, si dhe Elmi Aziri në  Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga LSDM–ja, zv/ministër i Drejtësisë do të jetë Oliver Ristovski, i Ekonomisë - Kire Naumov, Vlaste Dimkoviq do të jetë i Bujqësisë, Vlladimir Llazevski i Kulturës, zv/ministër i Shëndetësisë - Goce Çakarovski, i Ekologjisë - Jani Makraduli, i Pushtetit Lokal - Dejan Pavlevski dhe zv/ministër i Administratës - Aleksandër Bajadevski.