Ekonomi

Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, mbi 2 mln euro fonde. Fazliu fton për aplikim

14.06.2017 14:12

Ministria e Pushtetit Lokal shpall thirrje publike për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e konkurrencës dhe turizmit...

Bashkimi Europian ka siguruar 2 milion e 40 mijë euro dhe në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjitha OJQ-të, komunat, qendrat rajonale planore, universitetet, shkollat, shoqatat e biznesit dhe subjektet e tjerë jofitimprurëse nga Pollogu, Shkupit dhe rajoni verilindor.
 
“Mjetet janë të destinuara për projektet në dy fusha, konkurrencë dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për këtë lëmi janë destinuar 1 milion euro. Ndërsa milioni i dytë destinohet për projekte për zhvillimin e turizmit dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore”,- deklaroi ministri i Pushtetit Publik, Suhejl Fazliu.
 
Thirrja publike është e hapur deri më 28 korrik të këtij viti. Deri në vitin 2020 për implementimin e programit për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën, në disponim janë gjithsej 8.5 milion euro, informojnë nga Ministria e Pushtetit Lokal. 
 
REXHEP QAMILI