Maqedoni

OH “Hilal” ndihmon skamnorët, 5 ton produkte, kryesisht ushqimore

14.06.2017 17:10

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, OH “Hilal” në Myftininë e Kumanovës...

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, OH “Hilal” në Myftininë e Kumanovës ka sjellur një kontingjent ndihmash prej 5 tonë,  kryesisht produkte ushqimore.
 
“Falënderoj OH “Hilal” për këto ndihma, të cilat do t’ua ndajmë njerëzve nevojtarë në qytetin e Kumanovës dhe në rrethinë me disa pako. Bëhet fjalë për 5 ton ndihmë humanitare. Kjo nuk është hera e parë, pasi që tërë vitin OH “Hilal” është shumë aktive”,- deklaroi myftiu i Myftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri.
 
“Qysh prej fillimit të këtij muaji deri më tani, me një tempo të shpejtë jemi munduar aq sa kemi pasur mundësi t’u dalim në ndihmë nevojtarëve. Duhet të kuptohet se i kemi përfshirë të gjitha Myftinitë, ku janë edhe bazat e BFI. Falënderojmë të gjithë ata që na përkrahin dhe kanë besim tek organizata jonë për t’i realizuar aktivitetet tona”,- tha kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti.
 
Ndihmat ditëve në vijim do t’u ndahen familjeve me nevojë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.
 
NEXHAT AQIFI