Ekonomi

Marrëveshje Maqedoni – Hungari, bashkëpunim në fushën e ekonomisë

14.06.2017 17:59

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Oda Tregtare e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Oda Tregtare e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, nënshkruan memorandum-bashkëpunimi, i cili do t’u mundësojë bizneseve të Maqedonisë dhe Hungarisë të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre. Planifikohet edhe prezantim i përbashkët në panaire dhe realizim i  kontakteve me bizneset dhe partnerët afaristë nga Hungaria për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Marrëveshja është hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. 
 
“Duke u nisur që këmbimi tregtar në mes Maqedonisë dhe Hungarisë është në rritje e sipër, ne e pamë të arsyeshme të kemi një organizim më të mirëfilltë, që kompanitë përfaqësuese të OEMVP-së dhe Odës Tregtare të Hungarisë të kenë një siguri më të madhe, në mënyrë që ky bashkëpunim të rritet edhe më tej. Diskutuam rreth sektoreve që mund të jenë me interes të dy subjekteve ekonomike, kryesisht bëhet fjalë për subjekte në drejtim të ndërtimtarisë, në farmaceutikë, shërbimet komunale dhe sektorët e tjerë të ndryshëm”,- deklaroi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
 
“Shkëmbit tregtar mes Maqedonisë dhe Hungarisë është në rritje e sipër. Mirëpo mes kompanive përfaqësuese të OEMVP-së kemi potencial më të madh të punojmë në këtë sferë, për këtë arsye e nënshkruam edhe këtë memorandum. Mendojmë se kjo do të kontribuojë në bashkëpunim më të mirë në mes firmave hungareze  me ato maqedonase  dhe shqiptare”,- tha ambasadori i Hungarisë në RM, Duks Laszlo – Istvan.
 
GAZMEND KURTISHI