Maqedoni
Stuhi në Shkup, qytetarët llogarisin dëmet nga breshëri
14.06.2017 18:20
Shkupi u pushtua nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth 15 minuta. Reshtjen paralizuan të gjithë qytetin....

Për momentin qytetarët po bëjnë llogaritjen e dëmeve eventuale materiale. Rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji.
Nuk ka deri në këto momente të dhëna për ndonjë rrezik nga përmbytjet, gjithsesi u apelojmë qytetarëve për kujdes, pasi sinoptikët kanë njoftuar se moti i lig do të zgjasë gjithë natën në disa zona.
