Maqedoni
Ministri I drejtësisë Saliji, takon ambasadorin e Francës Timonie
14.06.2017 18:44
Ministri I drejtësisë Bilent Saliji priti sot në takim zyrtarë ambasadorin e Francës Kristian Timonie.

Në këtë takim ambasadori francez i drejtoi urime ministrit të drejtësisë Bilen Saliji me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë. Ambasadori Kristian Timonie shprehi edhe gatishmërinë e tij për ofrimin e ndihmës dhe këshillave në sferën e jurispodencës.
Njëherit në mes të dy bashkëbiseduesve u bisedua edhe për akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë si dhe për reformat dhe ndryshimet që planifikohen të bëhen në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë.
Ministri Saliji dhe ambasadori Timonie u dakorduam që të shkëmbejmë përvojën, dhe përforcojmë bashkëpunimin e akademive në dy vendet mike.
Ministri Saliji falenderoi ambasadorin Timonie për vizitën, dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunim dhe përkrahjen nga ana e shtetit Francez në rrugën e realizimit të projekteve.
