Zv/endëskryeministri Lika takon ambasadoren e SBE-së, Suomalainen
Zëvendës kryetari i Qeverisë, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika

Zëvendës kryetari i Qeverisë, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika,sot u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen.
Bashkëpunimi në mes Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik dhe OSBE-së, ka qenë tema kryesore në këtë takim të parë në mes ambasadores Soumalinen dhe zëvendëskryeministrit Lika. Bashkëbiseduesit analizuan dhe vlerësuan gjendjen e tanishme dhe potencuan se ka nevojë për një fokusim më objektiv për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe prioriteteveqë dalin nga zbatimi i Marrëveshjes.
Zëvendëskryeministri Lika falenderoi ambasadoren Suomalainen për përkrahjen që ka dhënë OSBE në përgatitjen e Analizës së Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social duke potencuar se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë si përdorimi i gjuhës, decentralizimi, arsimi dhe përfaqësimi i drejtë janë tejet të rëndësishme dhe zbatimi i tyre është prioritet i Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.
Duke u ndalur në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,zëvendëskryeministri Lika tha se do të angazhohet për rritjen e përfaqësimit si një nga shtyllat e këtij dokumenti duke potencuar se do të bëhet sistematizimi i të gjithë të punësuarëve. Ambasadorja Suomalainen shprehu gatishmëri për mbështetje të plotë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit , si një dokument i rëndësishëm për vendin.
