Botë

Sulm në Mogadishu, 17 të vdekur, 26 të lënduar, ka edhe pengje

15.06.2017 12:12

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën, ndërsa edhe 26 janë lënduar në një sulm me auto-bombë ndaj një hoteli në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu...

Disa sulmues të armatosur, të cilët prezantohen si persona ushtarakë, ende po mbajnë një numër të panjohur të pengjeve në restorantin e njohur në hotelin "Posh".
 
Dy prej sulmuesve janë qëlluar me armë, ndërsa dhjetëra pengje janë shpëtuar. Me siguri persona tjerë të armatosur ende janë në ndërtesë dhe e kanë ndërprerë rrjedhën e energjisë elektrike, për t'i vështirësuar tentimet e forcave të sigurisë për t'i dhënë fund rrethojës. Midis viktimave ka edhe të huaj, midis të cilëve edhe një sirian.
 
Shumica e viktimave janë të rinj, të cilët kanë hyrë në restorant, kur auto-bomba është përplasur në hyrjen e hotelit. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi islamik, Al - Shabab.