Botë

Katari, marrëveshje të re me ShBA-të për F-15

15.06.2017 13:51

Katari ka nënshkruar një kontratë prej 12 miliardë dollarësh për të blerë avionë luftarakë F-15 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes...

Marrëveshja vjen ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi Dohan për mbështetje ndaj terrorizmit. Marrëveshja u mbyll me sa duket pas një takimi të mërkurën midis sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, dhe ministrit të Shtetit të Katarit për çështjet e mbrojtjes, Khalid al-Attiyah, njoftoi “Reuters” duke cituar një burim.

Sipas “Bloomberg News”, Katari bleu 36 avionë të prodhuar nga “McDonnell Douglas”, një degë e Boeing. ShBA miratoi shitjen e mundshme deri në 72 avionë F-15QA në Katar për 21.1 miliardë dollarë në nëntor. Lajmi i marrëveshjes vjen më pak se një javë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, goditi mbretërinë e Gjirit, duke thënë se “historikisht ka qenë një financues i terrorizmit në një nivel shumë të lartë”.