Maqedoni
ShBA, vdes autori i të shtënave ndaj kongresmenëve
15.06.2017 14:19
Personi i armatosur që qëlloi me breshëri ndaj kongresmenëve në Uashington, ka vdekur pas plagëve të marra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë...

Agresori është James Hodgkinson, një kritik i presidentit Donald Trump. Nga të shtënat mbetën të plagosur pesë persona, përfshirë këtu anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, i cili mori plagë të rënda. Mes të plagosurve janë edhe dy oficerë policie, të cilët nuk janë në rrezik për jetën. Presidenti Trump e cilësoi ngjarjen si “një sulm shumë, shumë brutal”.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në San Francisko, ku kanë vdekur katër persona dhe sulmuesi. Ky i fundit ka qenë një shofer i veshur me uniformën e kompanisë UPS e që më pas ka qëlluar veten.
