Maqedoni
Panairi i punës, mbi 70 mijë persona kanë kërkuar punë
15.06.2017 15:33
Përfundon në Shkup karavani i panairit për punësim, ku u prezantuan kompanitë që ofrojnë vende të lira të punës dhe kushte për punësim...

Deri më tani janë paraqitur mbi 70 mijë persona që kanë dorëzuar biografitë e tyre për të gjetur vende pune. Panairi u organizua nga Agjencia për Punësim, ndërsa morën pjesë mbi 50 kompani.
“Vizitorët e panairit kanë mundësi që të njoftohen me kushtet që i ofrojnë punëdhënësit për punësim gjithashtu edhe kyçjen e tyre në programin e trajnimit dhe praktikës. Gjithashtu ekziston mundësia që të caktohet termin për intervistë me punëdhënësit që të lënë biografitë e punës dhe të marrin informata për ofertën në tregun e punës. Në anën tjetër, për punëdhënësit e sektori privat këto panaire për punësim paraqesin mundësi që ata të prezantojnë veprimtarinë e tyre dhe vendet e lira të punës”,- deklaroi zëvendësdrejtori i Agjencisë për punësim Shkup, Arben Ziberi.
Projekti i SOS fshatit të fëmijëve mundëson që personat me status social, të cilët kanë notë të larta mesatare gjatë shkollimeve, të aplikojnë për punë, ku do t’i mundësohet edhe aftësim plotësues dhe ndërmjetësim për punësim.
“Ka interes nga të papunësuarit. Shoh që panairi është mirë i vizituar këtu, kemi edhe materiale promotive dhe japim informata për ato, gjithçka që i intereson, nëse duan më tej të dëgjojnë për projektin mund të lënë të dhëna personale dhe ne t’i kërkojmë, duhet të shohim kompanitë se për çfarë kanë nevojë dhe i përafrojmë”,- deklaroi Kornelija Cibusheva nga SOS fshati i fëmijëve - Maqedoni.
Vizitorët e panairit vlerësojnë që disa kompani paguajnë pak forcën punëtore dhe kështu humbin vullnetin për punë.
“Kërkoj punë, por vështirë se do të gjej. Shoh që kompanitë që janë prezantuar këtu nuk janë në sektorin tim. Unë nuk jam i punësuar që nga fillimi i shkollimit dhe që nga viti 1995 jam i paraqitur në Agjencinë për Punësim. Kam pasur disa oferta punësimi ku shumë pak paguhet dhe nuk të paraqesin si i punësuar dhe kjo nuk ka efekt, humb vullnetin e punës. Por, kam ide që ndoshta do të mund t’i realizoj me disa kompani këtu”,- u shpreh një i papunësuar.
Ky cikël i panaireve ka filluar para një muaji në Shkup, ndërsa ka përfshirë edhe qytetin e Shtipit, Kavadarit, Manastirit, Tetovës dhe Strumicës.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
