Maqedoni

Ministri Sadulla Duraku realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

15.06.2017 16:50

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka...

Në këtë takim të parë, ministri Duraku dhe ambasadori Reka vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 
Ministri Duraku theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar disa marrëveshje bilaterale në fushën e ambinetit jetësor që është dëshmi për bashkëpunimin e ndërsjellë.  Sipas tij, me rëndësi të veçantë është avancimi i bashkëpunimit bilateral në pjesën e menaxhimit të ujit në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në procedurë është  edhe firmosja e marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.
 
Ambasadori Reka uroi ministrin Duraku për zgjedhjen e tij në krye të ministrisë së Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe njëherit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve dhe njëkohësisht potencoi se është i nevojshëm intensifikimi i bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.