Maqedoni
Qeveria, strategji të re për ndotjen e ajrit dhe deponitë
15.06.2017 18:30
Qeveria paralajmëron strategji të re për problemin e ndotjes së ajrit, përfshi edhe menaxhimin me deponitë, që janë burim i madh i ndotjes...

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koco Angjushev thotë se Qeveria ka programin e sajë për çështjet ekologjike përmes së cilës do të zhvillohen të gjitha projektet ekologjike në vend.
“Do të punohet në burimet e ripërtërishme të energjisë, ato që kan impact më serioz në ekonomi, siç janë hidro elektranat, elektranat e erës, apo ato me ujë. Do të punojmë në zgjidhjen e problemeve me deponitë e mbeturinave. E dimë që kemi probleme serioze në rajonin Strugës, Tetovës, Drislla. Ne duhet të bëjmë projekte të cila do jenë të vet-qëndrueshme pa harxhuar shteti nga buxheti, në mënyrë që ajo të kthehen në biznes”, tha Koco Angjushev, Zv/kryeministër për çështje ekonomike.
Proektet ekologjike në vazhdimsi kanë gjetur mbështetjen e ambasadës Gjermane ne Shkup.
“Ky proekt është vetëm një gur i vogël i mozaikut të problemit me ndryshimet klimatike, me të cilat përballet tër bota.Këto nuk jan problem që mund ti zgjedh maqedonia e vetme, nuk mundet ti zgjidh as gjermania e vetme. Për këtë është I nevojshëm bashkëpunimi.Një bashkëpunim të tillë e kishim në implementimin e simbolikës së Siti tre, bashkëpunim mes sektorit joqeveritar, pushtetit lokal, kompanive dhe ambasadës gjermane”, tha Kristine Althauzer, Ambasadore e Gjermanisë në Shkup.
Komentet u bënë pas prezentimit të organizatës Vetëdija Ekologjike, kushtuar problemeve ekologjike në vend, me çrast përfaqësuesi I qeverisë paralajmëroi se shum shpejtë do të shihen rezultatet konkrete nga masat e saja në këtë drejtim.
GYLTENE SINANI
