Maqedoni

Telekomi i Maqedonisë, largohet Lukovski, ishte pjesë e “bombave”

15.06.2017 18:34

Drejtori i përgjithshëm operativ i Telekomit të Maqedonisë, Zharko Lukovski...

Drejtori i përgjithshëm operativ i Telekomit të Maqedonisë, Zharko Lukovski, është larguar nga posti pak ditë para skadimit të mandatit të tij, që duhet të përfundonte më 30 qershor.
 
Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, detyrën do ta kryejë zëvendëskryetari i deritanishëm i Këshillit të drejtorëve të Telekomit, Nazim Bushi. Zharko Lukovski ishte pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale, i cili vitin e kaluar u gjet në listën e 56 personave që përfituan nga amnistia e presidentit Ivanov.
 
Ai do të mbahet mend si drejtori që nuk lejoi hetuesit e PPS-së të kontrollojnë sistemet për ndjekjen e komunikimeve, në mënyrë që të sigurohen  prova se kush ka përgjuar në mënyrë joligjore në Maqedoni.