Maqedoni

Takimi Dimitrov- Kotzias, Alt’hauzer: Frymë e re në kontestin për emrin

15.06.2017 18:57

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser thotë se takimi I djeshëm I ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov...

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser thotë se takimi I djeshëm I ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov me homologun e tij grek, është shumë i rëndësishëm në lidhje me kontestin mes dy vendeve.
 
“Takimi i Dimitrovit me zyrtarë në Athinë është shumë i rëndësishëm. Kjo tregon për një frymë të re në kontestin mes shteteve. Më shumë nuk do të doja të komentoja pasi kjo është punë mes dy shteteve. Gjermania këtu është vetëm mbikqyrës dhe ndjek me vëmendje Qeverinë e re të Maqedonisë.” tha ambasadorja Althauser.
 
Edhe diplomatë tjerë e kanë përshëndetur takimin e Nikolla Dimitrov me Nikos Kotzias.