Botë
Londër, zbulohet shkaku i zjarrit
15.06.2017 19:31
Më shumë se 100 persona dyshohet të kenë vdekur nga zjarri, pasi u dha lajmi se nuk ka më shanse për të gjetur të mbijetuar...

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë frigoriferi, i cili besohet se shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës 23 katëshe, ku banonte Kebede. Burri që dha alarmin për zjarrin masiv në kullën e Grenfell në Londër është bërë “i gjallë”. Ai është Behailu Kebede, nga Etiopia, i quajtur ndryshe si 999, i cili u paraqit sot për herë të parë, ndërsa ishte ai që dha alarmin i pari natën e tragjedisë.
Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa vetë burri u largua në kohë. Deri më tani, numri i viktimave është 17 të vdekur, ndërsa mbi 60 persona kanë mbetur të plagosur. Zjarri përfshiu të gjithë kullën brenda pak minutash.
